TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2024, 13:39

Porosia e Sali Berishës për Nokën nga arresti i shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
Porosia e Sali Berishës për Nokën nga arresti i
Sali Berisha

Rithemelimi ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e Partisë Demokratike.

Kjo është mbledhja e parë pa ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest në shtëpi”. Deputeti Flamur Noka tha se kjo mbledhje “është thirrur me porosi të Berishës.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, deputeti demokrat paralajmëroi se “i kanë bërë llogaritë gabim”, duke theksuar se liderët mbeten, ndërsa kryetarët largohen.

“Është përpjekje për të fshirë nga historia emrin e PD-së dhe Berishës, dhe emrat të vetëm të ngelen ai i Ramës dhe Enver Hoxhës. I kanë bërë llogaritë gabim, ka një gabim i themi Ramës me kryetarëve dhe liderëve. Kryetarët ikin, liderët mbeten. Ndjekësit e tij janë besimtarë jo thjesht të diktatorit por të dinjitetit, lirisë e demokracisë.

Ne nuk do ta lejojmë poshtërsinë që të përmbysë Shqipërinë, do të marrim në dorë fatet e vendit”, tha Noka.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje