TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2024, 13:19

Sali Berisha në arrest shtëpie, Noka thërret Kryesinë e Rithemelimit

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha në arrest shtëpie, Noka thërret Kryesinë e
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë. Kjo mbledhje është jo vetëm e para për 2024, por edhe pa Sali Berishën, i cili aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie, për akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në mbledhje do diskutohet aksioni opozitar, qëndrimi mbi Berishën, por edhe përballë kundërshtarëve. Në këtë mbledhje, do diskutohet edhe se si opozita pa Sali Berishën, do të vijojnë aksionin në sallën e Kuvendit, duke qenë se në 15 janar nis parlamenti.

Ndonëse në arrest shtëpie, Berisha e ka bërë të qartë se do të jetë ai që do vijojë drejtimin e Partisë Demokratike.

Dje në 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike, lideri në arrest shtëpi i demokratëve, Sali Berisha ia dedikoi fjalimin e tij pikërisht fjalës së lirë.

Nga dritarja e apartamentit, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.

“Kjo protestë nuk mund të cilësohet me asgjë tjetër, veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në një protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë Salman Ruzhdie thotë se ajo është gjithçka. Qeniet njerëzore që nuk kanë fjalën e lirë nuk janë veçse automatë mjeranë të frikës. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Një mbështetje për gazetarët shqiptarë, ata janë parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet. Beteja e tiranit nisi kundër gazetarëve. Fjala e lirë është antidoti i diktaturave.", tha ai.

flamur noka sali berisha

Lini një Përgjigje