
Rithemelimi ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e Partisë Demokratike. Kjo është mbledhja e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
I pari që mori fjalën ishte deputeti Flamur Noka, i cili ka komentuar masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit Berisha.
“Berisha sot është i burgosur politik. Rama çeli siparin e një neodikature. Do që të zhdukë opozitën. Në këtë situatë të imponuar, çdo demokrat dhe çdo drejtues i PD duhet dhe do të hidhet në betejë. Ne duhet të marrim me shpejtësi kthesën dhe t’i përgjigjemi Ramës. Për këtë nuk do të ketë asnjë hezitim”, tha Noka.
Lini një Përgjigje