
Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, hedhja e bombave molotov dhe fishekzjarret.
Mësohet se 4 efektivë të forcave “Shqiponja” janë lënduar dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë pasi tentuan të çajnë kordonin e sigurisë dhe të marshojnë drejt Kuvendit. Ndërhyrja e policisë ka sjellë tensione të mëtejshme në terren.
Policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.
Më pas, gjatë tensioneve në terren, deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka, u përfshinë në një konflikt verbal dhe fizik me forcat e rendit.
Me tone të ashpra, demokrati Flamur Noka ka shpërthyer në akuza në drejtim të policisë. Ai tha se policia ka marrë urdhra me porosi për të sulmuar Sali Berishën me spray në sy.
Pas përplasjes, forcat “Shqiponja” janë larguar nga zona, ndërsa situata ka mbetur e tensionuar dhe në zhvillim.
Lini një Përgjigje