
Protestuesit e PD e nisën tubimin përpara Kryeministrisë. Pas marshimit drejt Ministrisë së Brendshme, selisë së PS dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë, ata janë drejtuar drejt zonës së ish-Bllokut për të shkuar pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, por janë shmangur incidentet.
Ndërkohë, një nga tubuesit ka ndezur një flakadan dhe po orientojnë turmën me flamujt dhe pankarta gjermane kundër Ramës.
Më pas, tubuesit i janë drejtuar zonës së "Sheshit Willson" duke vijuar kështu marshimin. Ndërkohë, policia ka bllokuar protestuesit duke mos i lejuar çarjen e kordonit, pasi kanë tentuar të shkojnë pranë Presidencës.
Lini një Përgjigje