TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 19:27

Pas selisë së PS, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Pas selisë së PS, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë

Pas tensioneve në Ministrinë e Brendshme dhe në selinë e PS, tubuesit kanë marshuar drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në kryqëzimin afër godinës, forcat e policisë janë vendosur në formë kordoni për të mos lejuar kalimin e tubuesve drejt institucionit, duke ndalur avancimin e tyre. Më pas, tubuesit kanë marshuar drejt zonës së ish-bllokut, "Vila 31".

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike ka nisur me tensione të menjëhershme përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Sapo lideri i PD-së, Sali Berisha, së bashku me drejtues dhe mbështetës mbërritën në shesh, pas disa thirrjeve me megafon, një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së qeverisë.

Në përgjigje, forcat e policisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar situatën.

Pas përplasjeve fillestare, tensione u raportuan edhe pranë Ministrisë së Brendshme dhe selisë së Partisë Socialiste, ku protestuesit janë përfshirë në incidente të tjera gjatë lëvizjes në qytet.Lëvizja e protestuesve ka zgjeruar perimetrin e tubimit përtej institucioneve qendrore, duke përfshirë edhe akse kryesore të kryeqytetit. 

Lini një Përgjigje