TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 18:10

Pas molotovëve te “Vila 31”, policia bllokon hyrjet drejt ish-Bllokut

Shkruar nga Pamfleti
Pas molotovëve te “Vila 31”, policia bllokon hyrjet drejt
Policia ka bllokuar vendin

Pak para nisjes së protestës së radhës së opozitës përpara Kryeministrisë, policia ka ndërhyrë duke bllokuar me gardh metalik kalimin nga Kryesia e Kuvendit drejt zonës së ish-Bllokut.  

Mes selisë së Kuvendit dhe vilës së ish-diktatorit është vendosur një autobot me ujë, për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet. 

Kjo masë vjen në vijim të incidenteve të regjistruara në protestën e mëparshme, kur gjatë marshimit në Tiranë, disa protestues hodhën molotovë në drejtim të të ashtuquajturës “Vila 31”, e njohur si ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që brenda kishte edhe disa artistë, të cilëve iu rrezikua jeta.

Autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në zonat kyçe të kryeqytetit, duke synuar parandalimin e incidenteve të ngjashme dhe garantimin e rendit gjatë tubimit.

Policia ka marrë masa jo vetëm për institucionet, por ka “blinduar” me gardh metalik edhe xhaminë e Namazgjasë.

 

proteste

Lini një Përgjigje