TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 17:23

Çfarë pasurie ka familja Rama? Kryeministri dhe djali miliona nga veprat e artit, Linda vijon të shtojë pronat

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë pasurie ka familja Rama? Kryeministri dhe djali miliona nga
Edi dhe Linda Rama

Zbardhet pasuria e deklaruar nga kryeministri Edi Rama...

Pamfleti nisi dje një cikël lajmesh për pasuritë e pushtetarëve dhe sot po ndalemi te kreu i qeverisë.

Bazuar te formulari i dorëzuar në ILDKP për vitin 2024, Edi Rama ka deklaruar 3.67 milionë lekë të ardhura nga paga si Kryeministër dhe 7.16 milionë lekë të ardhura të tjera pa një përshkrim të detajuar mbi burimin e tyre duke e çuar totalin në rreth 108 mijë euro në vit ose afërsisht 9 mijë euro në muaj.

Në të njëjtin deklarim vihet re se bashkëshortja e tij Lindita Rama ka siguruar rreth 90 mijë euro të ardhura gjatë vitit ndërsa vijon aktivitetin në tregun e pasurive të paluajtshme ku gjatë vitit 2024 ka përfunduar shlyerjen e një pasurie me vlerë 429 mijë euro e blerë një vit më parë përmes pagesave dhe një kredie bankare prej 200 mijë euro të marrë në qershor 2024 me afat 10 vjeçar.

Po ashtu ajo ka deklaruar edhe blerjen e një pasurie tjetër me sipërfaqe 118 metra katrorë me vlerë 107 mijë euro ndërkohë që në deklarim rezulton edhe një ulje e gjendjes në llogaritë bankare.

Nga ana tjetër edhe djali Gregor Rama ka deklaruar të ardhura dhe lëvizje financiare përfshirë shitjen e një automjeti për 7 mijë euro të ardhura të tjera në vlerën 12 mijë euro si dhe gjendje në llogari bankare dhe cash

Megjithatë në të tre rastet kategoria e të ardhurave të tjera mbetet e pa detajuar konkretisht pasi Rama deklaron 7.16 milionë lekë bashkëshortja 9.08 milionë lekë dhe djali 12 mijë euro pa një shpjegim të qartë mbi burimin e tyre ndërkohë që në deklarime të mëparshme këto të ardhura janë lidhur me shitjen e veprave artistike. Pra Rama vijon të përdorë veprat e artit si “kamuflim” pasurie.

Pasuria e deklaruar

Edi Rama

Llogari bankare- Pakësuar, vlera: 700,472.82 ALL

Të ardhura nga paga, 3,670,943.00 ALL

Të ardhura të tjera, 7,166,154.08 ALL

Lindita Rama

Pasuri e paluajtshme- 118.00 m2, pjesa takuese: 100 %, Vlera: 10,742,449.00 ALL

Llogari bankare- Pakësuar vlera: 3,000,213.50 ALL

Të ardhura të tjera, 9,089,501.89 ALL

Kredi bankare- Data e fillimit: 27/06/2024, Data e mbarimit: 27/06/2034; Kohëzgjatja në muaj: 120; Shuma totale: 200,000.00 EUR; Shuma e pashlyer: 191,384.12 EUR

Gregor Rama

Shitur automjeti, 7,000.00 EUR

Gjendje cash, pakësuar vlera: 4,000.00 EUR

Llogari bankare, 39,757.23 ALL

Llogari bankare, 3,740.51 EUR

Të ardhura të tjera, 12,000.00 EUR /Pamfleti

rama pasuri prona

Dokumenta bashkëngjitur

5 Komente

  1. t
    tarja

    Gerrmo Tare, gerrmo

    1. T
      Tng

      Tare edhe Caushescu ishte i tille por perfundoi si Kerem i pushkatuar,vendet e vogla nuk kane qendrueshmeri per pasoje perfundojne ne tragjedira..!!

    2. K
      KRYEMINISTRI VARFER?

      Edhe Rama do t’i kundërshtojë këto shifra. A është ai Kryeministri më i varfër në botë? Ai nuk do t’i pranojë! Duhet t’i shumëzosh këto me 100 me modesti, të lutem!

      1. H
        Hayden Selimi

        Rama estate nine mashtrues pathologies. Sapphire mori pushyetin me 2013 drejtoresha e lid ok I Keri Rams te Dellaronte pasurine she Rama e kercenoi me arrestim she e pushpin ha puna , Keshtu e deklarimet qe Ben Rama Jane rrena me bisht. Pollutant we Ben Rama ne Germans I bejne Kalamata e kopshteve she nuk blejne as 20 euro copa Rames ne 2013 osbe I deklaroi se ka me bankat Amerikane 200 millions euro . Tami Rama te deklaroje ku ka depozitu millions e Millard’s euro te djegesave qe nuk egsistojne , te Millard’s euro te rrugeve qe nje shi I shkermoqi te gjitha Vetem freesia e pavarur mind te deklaroje pasurine maramendese te Rams we e last be duke grabitur poplin me te varfer te 22 shteteve me te varfer te botes

        1. N
          Nje pjestar i popullit

          Ju lutem o njerez, te rrije edhe ca vite ne pushtet, se me keto qe ai deklaron nuk mund te jetoje, nese iken vertete nga pushteti. E kuptoni qe e paskemi Palloshin, si "Luli i vocerr" i Milloshit.

          Lini një Përgjigje