TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 11:33

Bardhi thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë: Koha të rrëzojmë qeverinë, Rama pengesë për integrimin në BE

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë:
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike u ka bërë apel qytetarëve të dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që sipas  tij po pengon integrimin e vendit në BE.

Bardhi thotë se Rama po mbron korrupsionin dhe është në përplasje me drejtësinë, prandaj populli duhet të protestojë dri në largimin e tij.

"Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO", shkruan Bardhi.

Policia e Tiranës ndërkohë ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në kuadër të protestës së opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet do të vendosin kufizime të përkohshme në disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit.

Konkretisht, duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e pasdites deri në përfundim të protestës, do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të mëtejshme të qarkullimit edhe në akse të tjera. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative.

bardhi thirrje qytetarëve protestë edi rama

Lini një Përgjigje