TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 07:32

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot drejtuesit politikë në selinë e PS

Shkruar nga Pamfleti
Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot drejtuesit politikë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme, drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi i Ramës me drejtuesit politikë vjen një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku pati disa ndryshime në drejtim.

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë, kryeministri Rama largoi Elisa Spiropalin si drejtuese të qarkut të Tiranës, Eduard Shalsin nga Kukësi, Benet Becin nga Shkodra dhe Emirjana Sakon nga Durrësi.

Në vend të Spiropalit, Rama solli Taulant Ballën i cili sëbashku me Ogerta Manastirliun do të drejtojnë Qarkun e Tiranës, kujtojmë që deri më sot balla ka qenë drejtues politik për Diasporën.

Ndëkrohë Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë, Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër, Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës.

Ndërsa janë konfirmuar në krye të qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, në Gjirokastër Mirala Kumbaro, në Eklbasan Arbjan Mazniku, në Berat Ervin Demo dhe në Korçë, Niko Peleshi.

Ndryshimet e drejtuesve në qarqe:

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali

Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet

Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet

rama mbledh sot drejtuesit politikë

Lini një Përgjigje