TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 16:37

"Fijet që e lidhin me kontrabandën”/ Vëllai i deputetit të PS drejtor në doganë? Bido përplaset me Nokën

Shkruar nga Pamfleti
"Fijet që e lidhin me kontrabandën”/ Vëllai i
Ardit Bido dhe Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me socialistin Ardit Bido, pasi ka lëshuar akuza kundrejt tij.

Noka ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku një qytetar i thotë se vëllai i deputetit të PS-së, Ardit Bido, është drejtor i doganës së Kakavijës.

Noka e shoqëron mesazhin me komentin: “Bido Miza dhe fijet që e lidhin me kontrabandën. I vëllai drejtor në doganë. Presim ‘avoketërit’ e tij të fillojnë menjëherë nga puna me komentet”.

"Fijet që e lidhin me kontrabandën”/ Vëllai i

Deputeti i PS nuk ka vonuar t'i përgjigjet, ku thotë se Blendi Bido, emri i dhënë nga denoncuesi, nuk ekziston dhe fotoja e përdorur është produkt i Inteligjencës Artificiale.

“Ju prezantoj me Blendi Bidon. Sipas Mul Nokës, ky është vëllai im. Unë s’e dija. As familja ime. As gjendja civile. Blendi, në fakt, nuk ekziston. Në këtë foto, ai është produkt i Inteligjencës Artificiale të ChatGPT-së dhe i inteligjencës së kufizuar të Mulit”, shkruan Bido.

 

ardit bido dhe flamur noka perplasja

Lini një Përgjigje