
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e administrimit, duke deklaruar se prefektët do të marrin kompetenca të zgjeruara dhe do të funksionojnë si përfaqësues më të fuqishëm të qeverisë në territor.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë, Rama tha se prefektët do të kthehen në 12 zëvendësministra të brendshëm në territor.
Sipas Ramës, kjo masë synon të forcojë mbështetjen e qeverisë në nivel lokal dhe të sigurojë që prefektët të mos jenë thjesht “firmëtarë”, por aktorë aktivë në zbatimin e politikave.
Kryeministri deklaroi se do të ndryshojnë emergjencat civile dhe do të shtojnë flotën e zjarrfikësve në Shqipëri, duke theksuar se të gjitha makinat e inspektimeve do prodhohen në Shqipëri.
“Trendi i kthimeve ka nisur. Gjërat kanë nisur aq mirë, Berati është qyteti ku ka më shumë kthime se sa largime, jo sipas meje, por sipas disa studimeve të bashkuara. Në të gjitha pjesët territorit trendët kanë nisur të ndryshojnë, sepse është e qartë, që Shqipëria është shumë e mirë, për ata që vënë më punë mendjen e tyre, dhe nuk është e mirë për ata që duan të rrinë në organizatën e molotovarëve. Perfektët do të marrin një fuqi tjetër, nuk do të jenë ata që do rrinë vetëm të firmosin. Perfektët do jenë 12 zëvendësministra në territor, do jenë një ndryshim dhe mbështetje e madhe për qeverinë në territor. Po ashtu do të ndryshojmë emergjencat civile, do të shtojmë flotën e zjarrfikësve në Shqipëri. Jo vetëm zjarrfikëset, por të gjitha makinat e inspektimeve ne do i prodhojmë në Shqipëri, jo vetëm në vitin 2035, por kemi nisur porositjen që të tani”, tha Rama.
Lini një Përgjigje