TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 18:51

Nis me 50 minuta vonesë protesta e PD, nuk ka fjalime

Shkruar nga Pamfleti
Nis me 50 minuta vonesë protesta e PD, nuk ka fjalime
Protesta e PD

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Edhe pse u lajmëruar në orën 18.00, tubimi ka nisur me afro 50 minuta me vonesë. Protestuesve pak më parë u është bashkuar lideri Sali Berisha. ashtu si herën e kaluar, edhe sot nuk ka fjalime, por vetëm një moderator që orienton protestuesit.

Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa forca të shumta janë shpërndarë në disa pika të konsideruara sensitive në kryeqytet. Prani e shtuar policore është vendosur pranë ish-Vilës 31, rezidencës së dikurshme të Enver Hoxhës, e cila ishte një nga zonat ku u regjistruan tensione gjatë protestës së kaluar.

Ndërkohë, institucione kyçe si Kryeministria dhe Kuvendi janë rrethuar me gardhe metalike, ndërsa masa të ngjashme sigurie janë marrë edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Këto masa synojnë të parandalojnë çdo tentativë për depërtim apo përshkallëzim të situatës gjatë zhvillimit të tubimit.

 

 

pd protesta

Lini një Përgjigje