TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 19:31

Simbolika e veçantë në protestën e PD: Ngrihet flamuri gjerman, zhduket ai amerikan

Shkruar nga Pamfleti
Simbolika e veçantë në protestën e PD: Ngrihet flamuri
Flamuri gjerman në protestën e PD

Protesta e sotme e Partisë Demokratike në Tiranë është shoqëruar me një simbolikë të pazakontë krahasuar me tubimet e mëparshme, ku në turmë kanë munguar flamujt amerikanë dhe kanë dominuar ato të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ndryshe nga protestat e tjera, ku flamuri i SHBA-ve ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm, këtë herë ai mungon plotësisht, ndërsa për herë të parë është vënë re në mënyrë të dukshme flamuri gjerman.

Simbolika e veçantë në protestën e PD: Ngrihet flamuri

Kjo zgjedhje po lexohet në kontekstin politik të zhvillimeve të fundit. Gjermania konsiderohet si një nga vendet që ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë shqiptare, veçanërisht në raport me procesin e negociatave, të cilat janë përballur me bllokime dhe rezerva të përsëritura lidhur me çështje të sundimit të ligjit dhe përplasjet me drejtësinë.

Nga ana tjetër, mungesa e flamurit amerikan vjen në një moment kur nuk ka pasur reagim publik nga SHBA për çështje të debatit të brendshëm, përfshirë edhe rastin e mosheqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një çështje që ka qenë në fokus të opozitës.

Në këtë kuadër, simbolika e përdorur në protestë shihet si një mesazh politik, ku theksi vendoset te raportet me Europën dhe veçanërisht me Gjermaninë, ndërsa vihet re një distancim nga referencat e zakonshme ndaj SHBA-ve.

pd gjerman flamur

1 Komente

  1. E
    Edi

    Kësaj i thonë "Dridhe like me lesh fabrike"

    Lini një Përgjigje