
Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike në Tiranë, ku në Rrugën e Elbasanit janë regjistruar përplasje mes protestuesve, deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë.
Turma e protestuesve është zhvendosur drejt kësaj zone, ku situata është përshkallëzuar me përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndërsa janë raportuar edhe hedhje molotovësh nga protestues.
Në mes të tensioneve janë përfshirë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Forcat “Shqiponja” janë përplasur fizikisht me deputetët Luçiano Boçi dhe Xhelal Mziu, në një moment kur këta të fundit kanë tentuar të lëvizin drejt selisë së PD-së.
Sipas zhvillimeve në terren, policia nuk ka lejuar kalimin e tyre, çka ka sjellë përballje të drejtpërdrejtë dhe konfrontim fizik mes palëve.
Gjatë përplasjes janë dëgjuar edhe replika të ashpra. “Hiqe atë uniformë. Si e ha bukën në darkë, ti është turp. Mos më prek me dorë, legen, më godet ti”, dëgjohet të thotë deputeti Luçiano Boçi në drejtim të efektivëve.
Lini një Përgjigje