TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 20:23

Kaos te "Rruga e Elbasanit", Policia bllokon zhvendosjen e protestuesve te Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti

Kaos te "Rruga e Elbasanit", Policia bllokon zhvendosjen e

Një kordon policie i vendosur te Xhamia e Namazgjasë, u ka bllokuar rrugën protestuesve të Partisë Demokratike për të shkuar te godina e Parlamentit.

Sapo kanë tentuar të afrohen, protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre pranë Xhamisë së Namazgjasë, ndërsa Policia i ka shpërndarë menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Ashtu si më herët, protestuesit përsëritën të njëjtin skenar duke hedhur molotovë drejtuar autobotit të ujit, por është krijuar kaos pranë Xhamisë.

 

Lini një Përgjigje