TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 13:02

"Pamfleti" e denonoi i pari, Berisha: Elira Kokona ka vjedhur miliona euro me “Durana Tech Park”

Shkruar nga Pamfleti
"Pamfleti" e denonoi i pari, Berisha: Elira Kokona ka vjedhur
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sot projektin “Durana Tech Park”, duke theksuar se “kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania amerikane nuk gjeti asnjë mundësi që të investonte në këtë vend”.

“Durana Tech Park”, parajsa fiskale në zemër të Shqipërisë, është denoncuar fillimisht edhe nga "Pamfleti".

Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se Ermal Beqiri është “kryemafiozi i IT”, ndërsa parkun Durana e konsideroi si “Troplana”.

“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike. Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.”

Berisha kujtoi se tre vite më parë, kompania EPAM, një nga gjigantët e teknologjisë vendosur në Ukrainë, pas agresionit rus kishte vendosur të spostonte sipërmarrjen e saj në Shqipëri. Presidenti i kompanisë, sipas Berishës, “vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona”.

“Ai paraqet projektin e tij, dëshirën dhe vendimin e kompanisë që të gjithë sipërmarrjen e tij të madhe në Ukrainë ta spostojë në Shqipëri, por për këtë qëllim kërkon krijimin e një zone, siç e kishte në Ukrainë, me kushte të favorshme.”

Sipas Berishës, me Elira Kokonën në krye janë vjedhur miliona euro.

“Në rastin e Troplanës nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur, por janë vjedhur nga taksat e shqiptarëve qindra miliona dhe janë vjedhur po nga familja Rama.

Njëlloj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit kryesor, Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, në Troplana deri më sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokona, mund ti vihet cdo epitet, njëlloj si Lubi Ballukut dhe Mirlindës së AKSHI-t, në një skemë që quhet park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe dhe vidhen qindra miliona euro taksa të qytetarëve shqiptarë.

Ky skandal dëshmon edhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit, të kreut të organizatës, Edi Rama”, tha Sali Berisha.

 

sali berisha parku teknologjik në xhafzotaj

Lini një Përgjigje