TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 07:46

“Rama është pro Vuçiç”, Alimehmeti: Do ndërhyjnë ndërkombëtarët, një vend i NATO-s s'mund të lihet në duar të krimit

Shkruar nga Pamfleti
“Rama është pro Vuçiç”, Alimehmeti: Do
Foto Ilustrim, Rama-Vuçiç

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, është shprehur se në Shqipëri do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ në A2 CNN, ku tha se ndërkombëtarët nuk mund të lejojnë që në një vend të NATO-s të jenë në dorë të kriminelëve (duke iu referuar këtu dosjes së AKSHI-t).

Alimehmeti tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama në dukje është perëndimor, por në të vërtetë është pro-lindjes, pasi sipas tij, është ortak i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Aksi në letra joni është perëndimor, por në udhëheqje është lindor. Edi Rama nuk është pro-perëndimit, por është pro-Vuçiçit. Ballkanin e Hapur ai e bëri. E ka ktej aksin ai, jo andej. 1.5 milionë vetë jemi në total. Serbia nuk është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është. Dhe NATO-s nuk i intereson një hallkë e dobët zinxhiri.

I interesojnë të gjitha hallkat e zinxhirit të forta. Sepse e kemi parë shumë mirë vitin e kaluar se ku është orientimi gjeopolitik. Dhe ju patë shumë mirë sesi me AKSHI-n u bë -n u bë çështje e sigurisë kombëtare. Këtu çdo gjë e jona qenka në duart e pak kriminelëve.

Ky është vend i NATO-s dhe ju do shihni se këtu do ketë ndërhyrje, sepse nuk mund të lejohet dot kjo. Nuk ka asnjë autokraci në Europën Lindore që të jetë thyer vetëm me votë të lirë. Kështu ka ndodhur në të gjithë kontinentin tonë”, tha mes të tjerash Alimehmeti. 

alimehmeti rama pro vucic nderkombetaret

1 Komente

  1. T
    Tony

    Tirane, ne vitet 70-80 ishin 3 lloje tipa cunash. 1) Laxarelat (llaxoret) fansat e italishtes, Canconisima e High Parade (iparea). 2) Pozdravet, zdromalaqet koketrashe, qe degjonin e shihnin TV e Beogradit, Edi Rama e compani. 3) Cunat e mencur, Anglo-Amerikanet qe mesonin Anglisht dhe not, ishin nen survejim nga sigurimi. Si duket e dinin se nga keta te fundit do i vinte ngordhja sistemit barbar. Ne perberjen e ketyre ndarjeve nuk kishte dallime krahinash e idesh politike e biografike. 4) Sot, kam degjuar ne ate kohe nga nje plak fisnik Dibran nje shprehje te mencur: "U rrit femija u dhi shtepia."

    Lini një Përgjigje