TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2026, 18:10

Përmbytjet në qarkun e Fierit, deputeti Baçi: Qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në qarkun e Fierit, deputeti Baçi: Qeveria të

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka kërkuar që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun Fier.

Pasi monitoroi nga afër situatën e dëmeve në fshatin Mbrostar të Fierit, deputeti i PD publikoi një video nga duke treguar pasojat nga përmbytjet.

“Dalja e lumit Seman ka tronditur të gjitha tokat në këtë moment që jemi pasi ka përmbytur toka, stalla, bagëti ndërsa nga pushteti lokal nuk ka asnjë interesim. Kryeministri heziton të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi do t’i përdorë paratë e qytetarëve për tenderë dhe koncesione ndërsa banorët janë të shqetësuar”, ka thënë mes të tjerash Baçi.

Baçi ka denoncuar gjithashtu verifikimet selektive që sipas tij janë bërë në banesat e zonave të përmbytura.

Kujtojmë se qarku i Fierit ka qenë ndër më të prekurit nga përmbytjet, pasi një pjesë e fshatrave të tij janë përmbytur nga ujërat e lumit Vjosa, pas daljes nga shtrati.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Fatkeqesite natyrore i shkaktuat ju barbare injorante maloke e fshatare qe shkaterruat kanalet vaditese e kulluese, me fabrika, uzina, industri, agrikulture dhe e bete popullin me depresion psiqik te lere vendin e akoma vazhdon. Kenik nje mjut qe te hani tani, as inxiniere, e teknike, por vetem tallagjere qe mbarojne "universitete" llapaqenesh gazetarucesh e halabakesh qe vetem llapin e llapin si te shitur te dreqi e i biri.

    Lini një Përgjigje