TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2026, 14:16

Berisha: Rama sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Rama sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, gjatë podcastit ‘Flasim’ ku ndër të tjera paralajmëroi se në Shqipëri drejtësia ka pavarësi, por nuk ka cilësi dhe paanësi.

Në reagimin e tij, Berisha si rrallëherë shfaqet në krah të drejtësisë, duke sulmuar Kryeministrin që e quan Ramaduro.

“Në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.

Por Ramaduro foli për menderen e tij”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Ndërsa e konsideron Kryeministrin, peng të zv.Kryeministres Belinda Balluku, duke përdorur 83 mandatet e deputetëve, për të bllokuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, Berisha shprehet se Rama sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.

“Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!

Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!”, thekson Berisha.

 

berisha rama drejtesia

1 Komente

  1. V
    Vala

    Kjo quhet lehje qensh, derisa pikerisht kete gje, vet Saliu po e ben prej shume vjetesh

    Lini një Përgjigje