Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë...
Në podcastin “Flasim”, Kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish drejtësisë, për të cilën tha se ajo ka fituar pavarësinë, por jo paanësinë, për të cilën duhet ende punë.
Rama tha se pavarësia e drejtësisë u arrit falë lidershipit të Partisë Socialiste, por edhe mbështetjes bi-partizane të popullit shqiptar. Por sipas Kryeministrit tashmë duhet garantuar një drejtësi e paanshme dhe një drejtësi cilësore.
Dhe në këtë kuadër, Kryeministri solli në vëmendje takimin që ka zhvilluar në Paris me ministrin e Drejtësisë të Francës.
“Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish.
Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore.
Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, tha ai.
Nuk dihet nëse deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama janë një lloj paralajmërimi për një ndërhyrje të re në atë që konsiderohet si reforma në drejtësi, e miratuar në 2016-ën dhe që i hapi rrugën ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK, GJKKO, BKH.
Në jo pak raste, Rama ka shprehur kritika të forta në drejtim të SPAK dhe GJKKO, sikundër ka vendosur nën sulm prokurorë dhe gjyqtarë, që sipas tij me vendimet apo veprimet e tyre, nuk mbrojnë interesat publike. Kjo ka sjellë gjithashtu reagimet e shoqatave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, por njëherazi edhe të ndërkombëtarëve, që vijojnë të suportojnë pavarësinë e drejtësisë. /Pamfleti/
Shshshsh pushoni se po flet ai, arkitekti i reformes ne drejtesi. Nuk mund ta degjoj te gjithen se kam nevoje per tualet.
Rri vella me kete drejtesi qe ke, se po te kishim drejtesi tamam, do vinin e do te kapnin prej veshi, prej bythe e do te conin atje ku ke vendin. Ordiner del e ben moral ti, kryehajdut me damke, zullumqar i koherave, krijese e neveritshme. Flet ti per drejtesine, mizerje qe ndertove shtetin me te korruptuar e kalbur ne Evrope. Mendje djallezore qe shperndan vetem trishtim zi vrer.I ke ditet e numeruara, perpelitjet e fundit i ke.
Asgje nuk bente do te PS nese mbrapa reformes nuk ishin ShBA, Anglia dhe Gjermania. Keta do ta mbrojne drejtesine nga Rama, Saliu e kushdo qe merr persiper ta deformoje qe te mos denohen politikanet qe kujtojne se trafiku i interesave, influencave dhe kurrupsioni jane politike dhe jo krim! Rames I eshte bere faqja sholle dhe po sillet si Berluskoni por dhe si Makron i cili per te shpetuar Sarkozine e zhytur ne korrupsion, ishte i pari qe theu rregullin e republikes se peste qe kur prokuroria dhe gjykata marrin te pandehur (jo thjeshte nen hetim) nje minister, ky i fundit jep automatikisht dorreheqjen. Macron e beri me Eric Dupont Morreti dhe eshte turp nga i cili nuk skuqen vetem fashisto-komunistet evropiane. Sarkozia nuk u shpetua dot, ndjekja penale ndaj tij vazhdon dhe pavaresisht nderhyrjeve ne gjyqesor do denohet dhe burgun do ta beje si çeçua.
Pusho o gojehale mjaft henge m..
Po ore po. Kur rrasje opoziten ne burg ishte e panashme, sot na qenka e anshme.
Bertet hajduti ,kapeni hajdutin.