TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2026, 17:53

“Ka agjendë personale”/ Salianji u përgjigjet akuzave, shënjestron lidershipin e PD: Paradite ofron bashkim, pasdite përjashtim!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka agjendë personale”/ Salianji u përgjigjet akuzave,
Ervin Salianji

Demokrati Ervin Salianji ka dhënë mesazhe të forta nga Korça kundër lidershipit të PD-së.

Salianji tha se duhet bashkim për të rrëzuar Edi Ramën. Mirëpo sipas tij rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në, të cilët paradite ofrojnë Bashkim dhe pasdite përjashtim.

“E nisa nga kjo dhe dua ta vazhdoj me organizimin tonë të brendshëm. Kemi arritur që, në zonën që mbulova, nga humbje ta çonim rezultatin në barazim. Me të njëjtat kushte represioni që Rama ka përdorur në zgjedhje, me paratë, me Peleshin dhe shokët e Peleshit në PD. Ne nuk kemi marrë para. A është faji vetëm i atyre që na vodhën, apo edhe i lidershipit? Diferenca shkoi në 22 mijë vota. Janë shumë. Duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë nga kjo trevë, që bëri të kishim një deputet më pak.

Rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në, të nënshtruar. Kam dëgjuar shumë që thonë: ‘Takimet me demokratët shqetësojnë demokratët’. Jo, jo. Shqetësojnë vetëm Edi Ramën. Paradite lidershipi ofron bashkinë, pasdite përjashton. Paradite kërkojnë drejtësi, pasdite shajnë me libër shtëpie SPAK-un. Në mëngjes thonë se Avokati i Popullit u zgjodh nga Rama dhe pasdite Avokatja e Popullit merr funksion nga Rama. PD-së i shërben revolta, përplasja dhe përballja me qeverinë, përplasja e drejtpërdrejtë me Edi Ramën.”, tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se lidhjet me krimin i kanë figura që janë në qeveri.

“Ju keni marrë një mesazh që nuk është nga Korça sepse nuk është as në dialektin e Korçës, thoshte ka agjendë personale që është dialektore e një treve tjetër. Atij mesazhi që është dërguar nga Edi Rama se vetëm ai mund të ketë 20 mln lekë që dërgojë mesazhe gjithë dynjasë, që takimi organizohet nga krimi i organizuara. Jo zotëri, lidhjet me krimin i kanë personazhe të tjera në qeveri që unë i kam denoncuar me emër dhe mbiemër, jo vetëm në parti të cilët i dimë shumë mirë se cilët kanë probleme. Këtë takim e ka organizuar partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore. Falenderoj nga zemra të gjithë kryetarët e grupseksioneve të PD, 95% janë këtu. E gjithë partia e Korçës është këtu, të gjithë demokratët janë këtu të bashkuar, për një qëllim, për ta bërë PD fituese dhe për ta larguar Edi Ramën”, tha ai.

ervin salianji takim pd

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky rri tere diten duke rregulluar floket, mjekren e mustaqet. Cfare mund te prese populli nga ky palaco qe rri tere diten para pasqyres. Fjalet e mendjes bindin e jo leshi o Ervo Salua.

    Lini një Përgjigje