TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2026, 17:24

Salianji mbush sallën në Korçë, nis takimin me demokratët 

Shkruar nga Pamfleti
Salianji mbush sallën në Korçë, nis takimin me
Salianji nis takimin në Korçë

Demokrati Ervin Salianji ka nisur takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit.

“Edi Rama o hajdut”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. 

Bravaldi Xhafka, sekretari organizativ i degës së Partisë Demokratike në Korçë, mori fjalën i pari, ku theksoi se demokratët nuk janë mbledhur kundër Partisë Demokratike, por për ta shpëtuar dhe për t’i rikthyer identitetin e saj.

Ai deklaroi se PD nuk po funksionon siç duhet dhe se shumë demokratë janë lënë mënjanë, pavarësisht kontributit të tyre ndër vite. Sipas Xhafkës, partia nuk është pronë e askujt, por u përket anëtarëve dhe mbështetësve të saj.

“Mirë se erdhe në Korçën e zemrës zoti Salianji. Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Ka njerëz dhe demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por nuk janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale”, u shpreh ai.

Xhafka theksoi se meritokracia duhet të jetë themeli i ringritjes së partisë, duke nënvizuar se ajo nuk është një koncept luks, por kusht i domosdoshëm për fitore. Ai kritikoi servilizmin brenda strukturave partiake, duke thënë se në këto kushte PD nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve.

“Jemi këtu sepse PD nuk është siç duhet. Kemi njerëz të lënë mënjanë, demokratë të lënë mënjanë. PD nuk është pronë e askujt, por është e juaja. Janë ata që nuk kanë marrë asgjë, por s’janë larguar nga PD. Janë ata që humbjet i kanë përjetuar si plagë personale. Ne kemi nevojë për një PD që hapet nga besimi. Meritokracia nuk është fjalë luksi, por kusht për fitore. Nuk mund të kërkosh votën e shqiptarëve, kur brenda nesh ekziston servilizmi. Ky takim nuk është kundër PD-së, por për ta shpëtuar PD-në. Për sa vjet duhet të kalojë që të jetë momenti i duhur? PD nuk është krijuar për të qenë e qetë. Unë nuk pranoj që Korça të jetë bastion i humbjes. Ne nuk jemi parti muze, por shpresa e shqiptarëve. PD ka lindur për të fituar dhe jo për të qëndruar te fasada.”, tha ai.

 

salianji takimi

Lini një Përgjigje