Kreu i PD Sali Berisha, ka realizuar një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike. Në përgjigje të zërave se Ramën mund ta largojnë amerikanët, Berisha u shpreh se janë iluzione.
Ai theksoi se e vetmja mënyrë e rrëzimit të Edi Ramës janë protestat.
"Koha për protesta ka kaluar, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme duke theksuar dhe njëherë se rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie, është kalimi në protestë të vazhdueshme.
Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzion. Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur.
Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron,
Duhet që këto zhvillime pozitive, dhe partnerët tanë do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje