
Pedagogu Ermal Hasimja, ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ai deklaroi se pse partitë e reja nuk afrohen me Partinë Demokratike.
Hasimja u shpreh se problemi kryesor i partive të vogla është se nëse nuk reagojnë, do t’u dobësohet ekzistenca pasi sipas tij, 2 ose 3 janë parti kryesore.
“Ky është meraku kryesor që kanë partitë e reja dhe të vogla në momentin që afrohen me Partinë Demokratike, në një farë mënyre të paktën atyre u duket dhe mundet të kenë të drejtë, që u dobësohet ajo narrativa e tyre, u dobësohet fabula e ekzistencës së tyre se në fund të fundit e kanë shpallur që në fillim që janë kundër partive të vjetra, dy apo tre partive të vjetra kryesore, kështu që e kanë këtë lloj meraku.
Në këtë e kuptoj se në fund të fundit secili në politikë futet për të arritur të marrë sa më shumë vota, në mënyrë që të realizojë edhe vizionin e vet politik. Thjesht, në rastin konkret ka një gjë që është primare dhe më e rëndësishme, që është çështja e realizimit të një qeverie teknike që eventualisht do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj mbështetjen e drejtësisë në një moment shumë delikat, ku eventualisht mazhoranca mund të përpiqet që ta kastrojë në një farë mënyre me instrumente ligjore, t'ia heqë kapacitetin për të goditur”, tha ai për “A2 CNN”.
Ky qelbesire duhet te fshije halete ne burgje. Nuk e di se te ku ka firmosur e paguhet. Ne nje retorike te tij ne PD tha qe , nuk ka hajdut me te madh se komunisti. Para ca vitesh nje gazete Engleze shkruajti qe Karl Marx ka qene pijanec klubesh e pinte qyl. Pas nje muaji po kjo gazete shkruajti, Karl Marx eshte filozofi me i madh i kohrave. Marx e ka varrin ne Londer dhe 2 vite te shkuara u be nami per te gjetur ate qe e kish goditur varrin e tij. Pse nuk merreni me te sotmen e te ardhmen o qelbesira!? Komunist do te thote te japesh e jo te marresh. Studentet e Dhjetorit ishin me e shumta bij komunistesh trima,se nuk ta jepte kush te drejten e studimit per ne Universitet. Ky plehre eshte i brumosur me urrejtje te ndyre qe duhet te laje vetem halete per buken e gojes, sic e thashe me siper.