TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 22:19

Çfarë prodhoi tryeza e opozitës? Analisti: Publiku e ka të qartë se lidershipi aktual i PD nuk e përmbys dot Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë prodhoi tryeza e opozitës? Analisti: Publiku e ka të
Tryeza e thirrur nga Berisha

Sali Berisha drejtoi sot një tryezë me pjesëmarrjen e aleatëve të tij politikë, përfaqësuesve nga shoqëria civile, mediat dhe organizatat e ndryshme, me synim krijimin e një fronti opozitar kundër Kryeministrit Edi Rama.

Berisha vuri theksin në protestat e qëndrueshme që do të ndërmerren nga opozita, duke mos përjashtuar as opsionin e ngujimit në çadra.

Por çfarë prodhoi kjo tryezë?

Analisti Shpend Gashi, një prej pjesëmarrësve, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të jetë e hapur, pasi në perceptimin publik për klasën drejtuese të PD është ideja se nuk mund ta sjellë dot ndryshimin.

“Qeverinë tranzitore e kemi parë në 2017. Ndryshoi gjë ? Pra nëse do të krijosh frymë ajo krijohet duke e bërë tjetrin të ndjehet i dobishëm dhe ta gjejë veten tek ty. Me organizimin dhe lidershipin e PD nuk ka frymë, sepse nuk afrohen njerëzit. Perceptim publik për klasën drejtuese të PD, është që këta nuk janë në vendin e duhur apo që nuk sjellin ndryshimin në rastin më të mirë. Pra nëse do të krijosh frymën hape shtëpinë tënde njëherë”, tha ai.

Në vijim Gashi tha se nga tryeza nuk u dha zgjidhje, ndërsa shtoi se “duhet të kihet parasysh se me një lule nuk vjen pranvera”.

“Gjë pozitive është, por a do sjellë diçka? Kjo mbetet për t’u parë. Unë mendoj që ne jemi të dënuar për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të rrëzuar Ramën”, tha Gashi.

 

gashi tryeza berisha

1 Komente

  1. E
    Edi

    O sale po pse mo me jenisherin dhe gjuzin do vish në pushtet? Po pse mo faktor opozitarë janë këto? E kupton në çfarë terexheje e çove PD ti dhe lulushi? Po pse mo sale tl kujton se të ndjek më kush kur shohim akoma mul nokën, xhozin, vokshin, tritan shehin që vjen në 4 palë zgjedhe me 1 mandat nga gjirokastra dhe ti vazhdon dhe e rikandidon duke vazhduar të vegjetoni për25 vjet në sallën e parlamentit!!!!! Hajde more salë hallvaxhiu hajde....

    Lini një Përgjigje