TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 21:33

Katastrofa e përmbytjeve në Durrës, Cara: Situatë e përsëritur prej dy vitesh, qeveria nuk merr përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

Katastrofa e përmbytjeve në Durrës, Cara: Situatë e

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Igli Cara, denoncoi situatën e rëndë të përmbytjeve nga dalja e lumit Erzen, duke theksuar mungesën e përgjegjësisë dhe ndërhyrjes nga ana e qeverisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, Cara tha se situata është e vështirë në fshtrat përreth, për vetë faktin se banorët mbajnë dhe bagëti të cila tashmë ju rrezikohen si pasojë e përmbytjes. Ai theksoi gjithashut se pavarësisht se përmbytjet janë përsëritur, askush nuk merr përgjegjësi për to.

"Me daljen e lumit Erzen kemi pasur zona të tëra të përmbytura. Aktualisht kemi shtëpi të përmbytura, nuk kanë as energji elektrike dhe as ujë. Janë në momente të vështira, aq më tepër që duke qenë që janë dhe zona rurale kanë dhe gjë të gjallë, bagëti që janë në rrezik.

A ka marrë ndokush përgjegjësi apo jo? Aspak. Asnjëri nuk e merr përgjegjësinë. Ne jemi mësuar me këtë qeveri që nuk merr kurrë përgjegjësi dhe kur kapet në flagrancë dhe kur kapet me fakte konkrete. Ne sot kemi një situatë që në fakt ka dy vite që ndodh", u shpreh Cara.

cara durrës përmbytje

Lini një Përgjigje