TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 15:07

Lëvizja e madhe e 25 janarit: Pse Edi Rama është Shah-mat?

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizja e madhe e 25 janarit: Pse Edi Rama është Shah-mat?
Pse Edi Rama është Shah- mat! /

Nga sinjalet diplomatike te skenari i largimit, pse lëvizja e madhe nuk mund të jetë më kozmetike...

Prej muajit të shkuar, në korridoret diplomatike të Tiranës kanë qarkulluar lajme për lëvizje të mëdha në kupolën e pushtetit rreth datës 25 janar.
Lëvizje që, që në fillim, u perceptuan si zhvillime jo të zakonshme dhe jo si një riformatim rutinë kabineti.

Këtë zhurmë, që qarkulloi edhe në mjediset politike, opozita, si gjithnjë, e keqpërdori, duke përhapur zëra se Edi Rama do të rrëzohej para Vitit të Ri, madje se nuk do ta hante as ‘gjelin e detit’.
Një narrativë naive, e cila në qarqet diplomatike u pa si një manovër tipike tymuese, e nxitur nga vetë Edi Rama për të prishur planin e “bombës së madhe”.

Si zakonisht, kjo tallava, pa ide dhe pa plan, i dha Edi Ramës kohë për të menduar një lëvizje pas ngërçit ku e futën ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut, veçanërisht me hetimet ndaj AKSHI-t.

Siç mësohet, Rama ka tentuar të negociojë me amerikanët duke përdorur kanalet e njohura, përkatësisht mentorin dhe këshilltarin e tij Tony Blair. Ky i fundit i ka bërë të ditur se është shumë vonë për këtë, pasi duhej të kishte ndjekur këshillën e tij me kohë.

Po cila ishte këshilla e Tony Blair?
Në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i bëri thirrje Edi Ramës që të përgatiste largimin që në vitin 2024, kryeministri shqiptar kërkoi këshillën e mikut të tij të rëndësishëm.
Blair, sipas burimeve, i ka thënë se duhej të paraqiste një plan të hollësishëm për një largim të butë, me dy versione: ose moskandidimin në zgjedhjet e vitit 2025 për një mandat të katërt, ose ndarjen e mandatit në mes, duke qeverisur vetëm dy vitet e para dhe duke përcaktuar qartë emrin e pasardhësit dhe hapat për tranzicionin.

Në samitin e Tiranës, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kancelari gjerman Friedrich Merz u kujtua për gjuhën e trupit, kur i bëri Edi Ramës shenjën e katër gishtave.
Ky sinjal nuk kishte lidhje me ndonjë habi numerike, pasi Merz e dinte shumë mirë sa mandate kishte kryeministri shqiptar. “Habia” ishte në fakt një mesazh i qartë diplomatik: një anomali politike që duhej zgjidhur.

Kokëfortësia e Edi Ramës për të reflektuar mbi këto sinjale i çoi gjërat në ekstrem dhe sot jemi pikërisht në fazën e “shkopit”, pasi “karrotën” kreu i mazhorancës e keqpërdori.

Logjika politike tregon se jemi në një fazë aq të avancuar, sa asnjë operacion makijazhi nuk mund të zgjidhë situatën. Përkundrazi, çdo manovër kozmetike mund të përshpejtojë fazën përfundimtare të Edi Ramës.

Manovra tymuese, e kamufluar me turin promovues të Lea Ypit, nuk duket se ka dhënë efektin e pritur, pavarësisht përpjekjeve për ta pompuar dhe reklamuar maksimalisht.
Sinjalet diplomatike, sipas burimeve, kanë qenë të qarta: pritet një lëvizje e fortë për situatën dhe një sjellje si e një politikani europian, jo si e një autokrati oriental.

Po cilat janë gjasat për formën e “lëvizjes së 25 janarit”?
Sipas burimeve, mendohet për dy skenarë: ose largimi i menjëhershëm dhe përgatitja e një kabineti kujdestar socialist me një figurë përbashkuese, ose shpallja zyrtare e largimit përfundimtar.

Në këto ditë është folur edhe për takime të Edi Ramës me Pandeli Majkon, për të cilin qarkullon ideja se mund t’i jetë kërkuar një rikthim i fortë në PS, qoftë edhe në rolin e njohur të një kryeministri kujdestar./Pamfleti

 

edi rama shah- mat lëvizja e madhe e 25 janarit

12 Komente

  1. p
    pimko

    Nese do isha keshilltar i KM aktual, do i thoja te largohej sa me shpejt mos e trashe akoma zullumin, te paguaj nje studio te mire ligjore se leke ka pa hesap, te negocioj per vitet e burgut, te negocioj dhe per familjen mos ja prekin. Kaq e thjeshte eshte.

    1. f
      fshatari.pafshat

      Po pse nuk na thoni secili politikan do te jete Messia? Apo emri - rrezon krejt shkrimin? Respekti ndal lexuesit, ju e dini mire, rrit besueshmerine tek media...Mos e humbni vete-veten.

      1. D
        Dauti

        Kryeministri pas ramsit do te jet daut biba pa parti. E pse jo?! Ju provuat lloj loj legeni te flliwt Provooni nje burr te ndershem.! Shkruani mendimin tuaj Veç mos shani. Une kurr nuk kam shar dhe nuk shaj

      2. D
        Dakord

        Nuk di nëse duhet të qesh apo të qaj. Do e mendoj pak... vendosa të qesh. Juve nëse ju pëlqejnë ëndrrat atëhere vazhdoni të flini. Unë jam askushi, thjesht popull, ama mendoj që qeveria ka një exit, do shpallë gjendje të jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyre fiks në 25 janar dhe kaq, këtu mbyllet, shihemi në pranverë.

        1. S
          Shkelqimi

          Po qe se Pandeli Majko nuk pranon, ne 25 Janar do vije non grata e 21 Janarit? C’mendim keni Ju te Pamfletit?

          1. L
            Luan

            Kryeidiotizma! Arsyetime futbollistike,kur ndryshon lojtarët në fushë... Europa është e interesuar vetëm për stabilitetin e Shqipërisë,të cilin mirë apo keq Rama ja siguron. Ai debili plak jo! Përse duhet të ikë,se qeveris me krim e korrupsion!? Po cili udhëheqës europian bën ndryshe? Mos shkruani më gjëra të tilla se tregoni injorancën tuaj. Po të jetë për europianët dhe amerikanët Rama vdes kryeministër . Gjithë forca e kombit tani duhet drejtuar te eleminimi politik i Berishës,se pastaj Rama bie brenda vitit....

            1. B
              Ben

              Te zhduken te gjithe hajdutet dhe ishallah na mer Trump se i duhet nje baze ne ballkan. Kta jane te gjithe neveri.

              1. E
                E vërteta

                I o palle, prit gomar te mbij bar.Rama eshte lideri me perendimor dhe sipas diplomacise europiane do rri edhe 4 vjet, kjo nga burim shume i sigurte

                1. B
                  BP

                  Babaxhani e kontrollon lojën dhe nuk ka zgjedhur ende pasuesin. Meroja,Blendi, ose Bathoni do ta kishin lajmëruar këtë, por akoma nuk e kanë bërë. Fatkeqësisht, Shqipëria ka një opozitë të asfiksuar që merr frymë e flet si ti levërdisë Babaxhanit nga Vuçidoli. E ardhmja e afërt nuk ofron shpresë, veç ish-komunistë ngado të kthesh aytë.

                  1. S
                    Stas Dafi

                    Prapme ket Pand Majmunaqin ju. Pi pse o shujt shqypnia per burra qshkoni ngecni tek Pandi. Eh zot i madh.

                    1. P
                      Pak nga të gjitha

                      Thash e theme pa vlera…

                      1. P
                        Pandi vet

                        Pandi agjent rus. Po ke te doje Amerika tani, se dhe Europa te le te vjedhesh deri diku po ta ul koken te kembimi i Euros. Gjithsesi ishalla zgjohen dhe e lene kete egon maniake per pushtet e para kushedi ku, se ha e pi e dh. Te gjith ne fakt. Ja po vishen dhe me stof angles si AHmuti. Po ishalla po lene edhe per pophlkn

                        Lini një Përgjigje