TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 13:37

Berisha mbledh opozitën, intelektualët e kritikojnë 'LIVE': Nuk ju beson askush, s'keni luks për konflikte me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbledh opozitën, intelektualët e kritikojnë
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një dëgjesë publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha adresoi dhe situatën e fundit të përmbytjeve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Por ndryshe mendojnë intelektualët e ftuar në takim.

Politologu Ermal Hasimja i cili në analizën e tij tha se problemi kryesor më të cilin sot përballet opozita është besueshmëria.

Ndonëse nuk e përmendi lëvizjen e Ervin Salianjit, Hasimja tha se opozita duhet të shmangë konfliktet e brendshme nga radhët e saj, ndërsa u kujtoi edhe sulmet e Partisë Demokratike ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Duhet të jemi të sinqertë, problemi kryesor që ka opozita është besueshmëria. Në çdo vend europian, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, do mjaftonte një opozitë normale që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo nga pushteti, por edhe nga historia. Opozita nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të brendshme, ndarje. Hiq ndonjë rast si puna e marksistëve të Qorit. PD dhe partitë e tjera duhet të mblidhen dhe të diskutojnë dhe të nxjerrim problemet. Nëse do ketë ndonjë lloj bashkëpunimi, duhet të ketë platformë konkrete. Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD është me luhatje. Sot institucionet më të besueshme në Shqipëri, janë institucionet e drejtësisë, do s’do, PD, Shehaj, Lapaj apo të tjera.”, tha Hasimja.

Hasimja u ndal edhe tek Kodi Zgjedhor, duke i thënë në tryezë Sali Berishës se PD nuk duhet të shfaqet si bashkëpunuese me PD për Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe më pas i fton ato për të bashkëpunuar.

“PD duhet të tregojë nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë, s’ka kuptim që PD ta lejojë veten të shfaqet si bashkëpunuese me PS për Kodin Zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër ti ftojë këto parti për të bashkëpunuar. Ta kundërshtojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor që mund të çojë në eliminimin e këtyre partive të vogla”, tha Hasimja.

Kritika pati edhe nga Meri Lika e shoqërisë civile, e cila e pyet deputetët demokratë nëse janë gati ti marrin seriozisht protestat kësaj radhe apo do kalojnë të pijnë një kafe në shesh.

“A është e gatshme PD ta ketë seriozit këtë të radhë, apo si herë të tjera për të bërë protesta sa për të pirë një kafe në shesh”, tha ajo.

berisha mbledh opozitën

Lini një Përgjigje