TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 11:24

Salianji sfidon Berishën, njofton takimin e radhës në Korçë

Shkruar nga Pamfleti
Salianji sfidon Berishën, njofton takimin e radhës në
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar zhvillimin e një takimi me mbështetësit e Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, duke vijuar turin e tij në disa qytete të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji bëri të ditur se takimi do të mbahet nesër në kinemanë “Majestik”, duke e cilësuar Korçën si një qytet të rëndësishëm për demokratët.

Salianji ka zhvilluar më parë takime me struktura dhe simpatizantë të PD në Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër. Këto lëvizje kanë nxitur reagime brenda partisë dhe kanë thelluar përplasjet mes tij dhe drejtimit aktual të PD.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka komentuar publikisht këto takime gjatë daljeve televizive. Ai i cilëson veprimet e Salianjit si shkelje të vijës së kuqe të vendosur nga partia dhe paralajmëroi edhe përjashtim.

Berisha u ka bërë thirrje disa herë demokratëve të mos e mbështesin Salianjin, duke theksuar se lëvizjet e tij janë pjesë e axhedës personale.

Ndërkohë ish-deputetin demokrat duket se nuk e kanë penguar deklaratat e kreut të PD për të vijuar turin e takimeve. 

"Nesër, shihemi në  Korçën e shtrenjtë , Kinema “Majestik”, ora 17:00", shkruan Salianji në nëj postim në "Facebook". 

 

perplasjet ne pd ervin salianji

Lini një Përgjigje