TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 09:50

Përmbytjet në vend, Rama gjen fajtorët: Ndryshimi i klimës dhe plehrat në rrugë po rëndojnë situatën

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i ekzekutivit tha se kjo situatë nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin e më gjerë dhe se shiu nuk ndalet me shpifje duke fajsuar kështu opozitën dhe mediat.

Përmbytjet në vend, Rama gjen fajtorët: Ndryshimi i klimës
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile ka gjetur fajtorët e përmbytjeve në vend që sipas tij janë ndryshimet klimatike në mbarë globin dhe hedhja e plehrave në rrugë.

Në mbledhjen me ministrat si një show televiziv, kryeministri bëri edhe bilancet duke thënë se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguriar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta, por në fakt pamjet nga terreni treguan të kundërtën.

“Ndryshimet klimatike nuk do të thotë vetëm vera më të nxehta, por stinë më të çrregullta, më shumë thatësira e më shumë zjarre, më shumë vorbulla atmosferike e më shumë përmbytje, është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë.....por patjetër që kur vazhdojmë të hedhim plehrat rrugëve dhe presim pyjet, pasojat rëndohen edhe më shumë", tha Rama.

Rama tha se deri tani janë konstatuar 1587 banesa me prani uji, ndërsa janë evakuuar 381 persona.

“Prani uji në mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore. Janë përmbytur edhe qendra shëndetësore dhe shkolla”, shtoi ai.

Kryeministri gjithashtu tha se reshjet që kanë rënë deri tani, janë më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bien gjatë gjithë muajit. “Një fenomen ky, si rezultat i ndryshimit të klimës, po bëhet gjithnjë e më pak i papritur në mbarë botën”.

Ai hodhi poshtë akuzat se hidrovoret në të gjithë vendin nuk kanë funksionuar, ndërsa tha se shkarkimet në hidrocentrale kanë qenë të kontrolluara. “Është shmangur përmbytja masive e zonës së Nënshkodrës, si në kohërat kur qeverisnin aleatët e shiut”, u shpreh ai.

Rama iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me menaxhimin e situatës, duke thënë se nuk ndalet shiu me shpifje e protesta.

“Nuk është thjesht mot i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët. lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por zgjidhje reale, solidaritet dhe bashkim forcash. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi. I njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situatë.”, u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se ndryshimi klimatik po rëndon pasojat, siç u duk në Shkozet për shkak të mbeturinave të hedhura në rrugë.

Banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen

Rama deklaroi gjithashu se qeveria do të qëndrojë pranë të gjithë të dëmtuarve nga përmbytjet, duke garantuar mbështetje si për banesat, ashtu edhe për gjënë e gjallë.

“Sot dua t’i siguroj edhe të dëmtuarit e kësaj here se ne do ti qëndrojmë çdo detyrimi ndaj tyre qoftë për banesat, qoftë për gjënë e gjallë. Ndërkohë dua të theksoj se puna intensive dhe mobilizimi i pandalur në 24 orë, kudo ishte nevoja e strukturave të shtetit dhe e bashkive do të vazhdojë e pandërprerë deri në kapërcimin e kësaj situate metereologjike.”, tha Rama.

Ai u bëri thirrje edhe deputetëve të pranishëm në mbledhje përmes Zoom-it që të angazhohen:” Dua t’u them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes Zoom-it, të jenë të angahzuar edhe sot, edhe nesër, edhe pas një momenti të vështirë të jetë kapërcyer, të jenë pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit.”, tha Rama.

përmbytjet në vend rama gjen fajtorët

6 Komente

  1. E
    Ervis

    Pupu c’bure i felliqur skizofren kriminal!

    1. V
      Visi

      Turp t'ju vije e turpi ju mbulofte! Ju lumte trapi kur jemi ne popull delesh!

      1. e
        ela

        Ce nxirrni akoma hajdutin. Nxin gjithandej

        1. b
          besa

          Akoma del ky. Shko bej doreheqje dhe perballu me drejteeine nese te ka ngel nje fije floku dinjitet. Njeriu me i urryer i ketij kombi, hajdut ordiner. Do shpetosh njerezit, qe i ke fut doren ne xhep dhe lakun ne fyt ti?!?!?

          1. e
            elio

            Thashe mos beri ndonje daklarate per Ahmetajn, apo smart city!

            1. M
              M

              Mashtrimi i rradhes. Sistemet e kullimit jane studjuar ,projektuar dhe funksionuar nga viti 1963 e deri me 1990 ne menyre te rregullt. Ato jane zbatuar per shira nga 100 deri 120 milimetra ne 24 ore me siguri 20 perqint, pra permbytjet ne tokat bujqesore mund te ndodhnin nje here ne 5 vjet dhe uji largohej menjehere. Sot po permbytemi me shira tre her me pak pra me rreth 40milimetra ne 24 ore. Fakt i mos funksionimit te sistemit eshte dhe ajo qe mbasi permbytemi uji nuk iken per dite te tera. Keto jane brockulla.

              Lini një Përgjigje