Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 8:30 në godinën qeveritare, Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.
Pjesë e mbledhjes do jenë ministritë përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në mbledhje do të diskutohet edhe për paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.
Më herët Kryeministri Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës, i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë në 24.
Lini një Përgjigje