Qeveria ka në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vendin tonë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile.
Sipas Malajt, në programin e Emergjencave Civile janë parashikuar rreth 30 milionë euro, të ndara mes shpenzimeve kapitale dhe financimit të projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Prej tyre, rreth 15 milionë euro janë të alokuara për objekte dhe investime parandaluese.
Ministria ka planifikuar gjithashtu një fond të kushtëzuar prej rreth 10 milionë eurosh, i cili menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në metodologjinë dhe hartën e riskut.
“Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuar 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekteve, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është rreth 15 milionë euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie dhe e mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri.
Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë euro e cila mund të vendoset në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve nga strukturat përkatëse sa i përket dëmeve të shkaktuara. Kemi edhe fondet për digat dhe rezervuarët që është një fond për shpenzime kapitale dhe lidhet me financimin e projekteve që lidhen me sigurimin e digave dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Nëse do bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht”, tha Malaj.
Mirë e ke se mos po i nxjerr ngs xhepi... mafje nga këto 50% prapdo vidhen nëpërmjet proces verbaleve fiktive për shumë familje që nuk banojnë në zonat e përmbytura por jashtë. Hajde pallavi hajde!