Kreu i Partisë Demokratike po zhvillon një takim me partitë opozitare dhe shoqërinë civile.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Berisha e cilësoi Shqipërinë si vend të rrezikshmën për Evropën. Kreu i PD theksoi se se Shqipëria është koka e karteleve më të fuqishme në Evropë.
Ndër të tjer Berisha i ka dhënë merita presdienti Donal Trump, për shpalljen e karteleve të drogës si organizat terroriste, teksa thekson se Shqipëria renditet krahas Kolumbisë.
“Shpreh bindjen se konkluzioni apo përfundimi i këtij takimi me një front të përbashkët në këto kohë kritike që kalon Shqipëria është përgjigjja më e duhur, është përgjegjësia më e vërtetë që ne marrim në këtë momente para vendit dhe kombit tonë.
Ish zv.kryeministri paralajmëroi Edi Ramën se ky është shkatërrimi i ekonomisë, kurse ai insistoi se kjo është para dhe paraja është e rëndësishme. Në asnjë vend nuk kanë provuar si shqiptarët sesa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve, sesa shkatërrimtare është për ligjin dhe ekonominë e një vendi kjo para. Sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Evropën. Duhet ti njohim një meritë Donald Trump që shpalli kartelet e drogës organizatat terroriste.
Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës, ose krahas Kolumbisë. Shqipëria zyrtare sot është koka e karteleve më të fuqishëm në Evropë", tha Berisha.
Lini një Përgjigje