Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria pas situatës së përmbytjeve në vend.
Përpos kësaj ai pati edhe një apel për qytetarët.
“Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja.”, u shpreh Berisha në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile.
Berisha tha se opozita kërkon qeveri teknike me dy objektiva.
“Përgatitjen e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme, pasi ato nuk ekzistojnë më. Misioni ynë përmbysja e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira. Dhe e dyta, të mos pengojmë drejtësinë.”,u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje