Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha mblodhi tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile.
Siç kishin paralajmëruar, opozitarët ftesën Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” kanë refuzuar nga Berisha.
Po ashtu, në mbledhje mungoi edhe PDIU.
Aleatë të Berishës të pranishëm janë Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka , Tedi Blushi, PBDNj, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu dhe Kujtim Gjuzi.
Berisha në dëgjesën publike me partitë opozitare, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave, organizatave, medias dhe intelektualë publikëadresoi dhe situatën e fundit të përmbytjeve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u gjuajnë të gjithë ministrave me vezë e domate, sa herë t’i shohin.
“I gjuani me vezë ose domate, këta janë shkaktarët kryesore të fatkeqësive tuaja. I dëgjuat sot ju? I dëgjuat?! ‘Po shpifet’. Çfarë po shpifet? Më falni hidrovorët e Durrësit jashtë funksionit, janë pa pompa…” tha Berisha.
Ai shtoi se Shqipëria është furnizuesi kryesor i Europës me drogë, madje në raportet botërore sipas tij duhet të renditet “e dyta pas Venezuelës, ose krahas Kolumbisë”.
Lini një Përgjigje