TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 11:54

“15 mijë euro një kamër trupi", Berisha denoncon “Smart City”-n: 15 euro kapelja e policit në Suedi, 300 euro në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
“15 mijë euro një kamër trupi", Berisha denoncon
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar projektin e qeverisë “Smart City” për kamerat inteligjente të policëve.

Gjatë fjalës së tij, në një takimin me partitë opozitë dhe shoqërinë civile, Berisha e konsideroi këtë projekt si “Smart vjedhje”.

Sipas Berishës në Suedi kapelja e nje polici kushton 15 euro, ndërsa në Shqipëri 300 euro.

“15 mijë euro kamera e trupit të policit. Smart City, smart vjedhja. E paimagjinueshme. 15 euro kushtonte kapelja e policit në Suedi, për policin suedez, 300 euro për policin shqiptar dhe ai që ka bërë tenderin kalon nga një studio në një tjetër duke bërë moral për Edi Ramën. Një mori hajdutësh”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha denoncoi edhe tendera të tjerë, që sipas tij janë marrë nga baxhanaku i kryeministrit.

“Punët e tyre shemben sikur janë prej kartoni dhe jo prej betoni. Qindra miliona euro janë zhdukur me 98%m sic është djegësi i Tiranës. Në 2013 në shkolla ka pasur 25600 kompjutera. I zhdukën dhe në tenderin e ri që ka bërë kunati i bashkëshortes së Edi Rmës ka sjellë me dogana kompjuter me çmim 10 herë më të lartë se në dyqanet perëndimore. 75 milionë ishte tenderi për përmirësimin e AI që nuk ekziston në Shqipëri. Sikur kjo ekziston por duhet ta përmirësojmë. Para 2 javësh urdhëroi ministrinë e financave ti disbursojë baxhanakut 25 mln e fundit.”, u shpreh Berisha.

berisha smart city 15 mije euro

2 Komente

  1. P
    Preshi i idiotit

    Si nuk ju bie damllaja te gjitheve qe ndodheni atje. Si nuk ju ha mortja o truthare, qe shkoni mbas nje njeriu qe i te gjithe te zezat. O pika mu ne koke te gjithe atyre qe e mbajne veten per intelektuale dhe shkojne pas ketij te rrjedhuri qe cfar thote tani nuk thote pastaj. Tju bej nje pyetje juve pseudo-intelektuale. Cfar vizioni keni pare tek Sali Berisha? apo hajde te angazhohemi qe te kapim nje karrike. Boll ore se e lodhet kete popull dhe na hapet zorret e barkut me keto takime. Me vjen keq per nje gje qe Ermal Hasimja me zhgenjeu ne maksimum se e konsideroja nje intelektual me peshe, por qenka nje lolo qe e terheq Sali Berisha per hunde.

    1. T
      Tironsi

      Ik o mashtues ordinier kapelja e nje polici ne shqiper edhte 20$ , kapelja 300 $ eshte shpikja jote si 300 shtepite e Belindes,

      Lini një Përgjigje