TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 22:06

Zbardhet mesazhi/ ‘Foltorja” në Korçë, PD thirrje anëtarëve: Mos shkoni te Salianji, i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet mesazhi/ ‘Foltorja” në Korçë, PD thirrje
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

Ervin Salianji, i cili është larguar nga Kryesia e PD-së, ku ishte një prej anëtarëve të kuoptuar, do të zhvillojë pasditen e së shtunës një takim me bazën e demokratëve në Korçë, atje ku nisi edhe rrugëtimin politik 10 vite më parë.

Por një ditë para takimit me bazën e PD-së, nga dega lokale e kësaj partie në Korçë, është shpërndarë një mesazh në drejtim të anëtarëve që të mos bashkohen me foltoren e ish-deputetit.

Madje mesazhi specifikon se lëvizja e Salianjit i shërben Edi Ramës dhe është një agjendë personale që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.

Zbardhet mesazhi/ ‘Foltorja” në Korçë, PD thirrje
Mesazhi i shpërndarë nga dega e PD në Korçë

Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë ky mesazh në anëtarësinë e PD-së, pra nëse Salianji do të arrijë ose jo të tregojë “forcën” e tij.

Ish-deputeti ka zhvilluar disa takime në strukturat e PD-së në Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan.

salianji pd korce

Lini një Përgjigje