TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2026, 22:54

Artan Hoxha: Ramës i është prerë dega amerikane, i ka mbetur vetëm ajo europiane

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha: Ramës i është prerë dega amerikane, i ka mbetur

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka shpëtuar në 2 raste hetimi në SHBA, për të cilat janë dënuar zyrtarë amerikanë dhe jo ai.

Në emisionin “Kjo Javë”, Hoxha tha se ai ka shpëtuar për faktin se nuk është qytetar amerikan.

Por sipas gazetarit, nga ana e SPAK, është referuar një kallëzim në SHBA për rastin e McGonigal.

“Unë e di që për shkak dhe të një kallëzimi që është bërë aty për rastin e McGonigal, SPAK është detyruar ta referojë. Autoritetet amerikanë, kanë në fokus qytetarët e vet e më pas të tjerë. Pas ceremonisë së Trump, dega amerikane që e furnizonte Ramën është prerë, ka mbetur vetëm ajo evropiane.

Në Shqipëri po bëhet një lloj vetingu për sektorin informal dhe është deklaruar që do të ketë një 90-ditësh e më pas do të ketë një raport. SPAK duhet ta marrë në pyetje”, tha Hoxha.

hoxha rama shba

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Artan, po tregohesh idiot dhe po flet budallalleqe. Po ben sikur FBI eshte ne kontakt me ty. Nuk ka lidhje fare McGonigal me Ramen. Nqs ai ka thyer ligjin Amerikan ai po e paguan ate. C’pune ka Rama ketu? Jo po I ka dhene McGonigalit kaq po aq. Po Hajde pra provoje ti qe ja paska dhene Rama dhe jo nongrata ose dikush tjeter.Legen burre.

    Lini një Përgjigje