TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2026, 14:27

Partia Demokratike cakton datën e protestës kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Partia Demokratike cakton datën e protestës kombëtare
Berisha protestë më 24 janar

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që në datën 24 janar të mbajë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së sotme.

Në mbledhjen kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se protestat e vazhdueshme janë rruga e vetme për largimin e qeverisë Rama, ndërsa variantet e tjera sipas tij janë iluzive.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër tij.

“Nëse besojmë se Edi Ramën do ta marrin me vete dosjet dhe krimet e tij, ne gabohemi, dhe nuk duhet të gabohemi. Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin për t’u mbrojtur. Në qoftë se ne ai presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia, të themi e SHBA, që ka motiv të plotë, qoftë me dosjen e Bilalit, qoftë me dosjen e McGonigalit, përsëri ne nuk jemi realistë, pasi ky proces dhe ky problem është i komplikuar, nuk është një problem i thjeshtë. Por ata që duhet t’i përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se zhvillimet janë pozitivë në krahun e opozitës. Janë shtatë rezoluta që damkosin Edi Ramën njëlloj sa Maduron. Juve u kujtohet, në San Paolo, pika e parë e rendit të ditës ishte Venezuela, pika e dytë ishte Shqipëria, për ngjashmëritë që ka Maduro me Ramaduron. Kam bindjen se partnerët tanë, kudo, nga këto zhvillime, do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet”, vijoi kreu demokrat”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje