TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2026, 15:37

A do të ketë një “21 Janar” të dytë në protestën e PD?

Shkruar nga Pamfleti

 

A do të ketë një “21 Janar” të dytë
Berisha duke folur me gazetarët

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike për caktimin e datës së protestës, Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë të fortë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka paralajmëruar protesta të shumta dhe të llojeve të ndryshme, duke thënë se opozita është e vendosur të shporrë “narkoshtetin” nga pushteti.

Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë deri në fund për largimin e kësaj organizate kriminale,” tha Berisha. Ai e cilësoi qeverinë si një regjim të korruptuar, duke përmendur edhe intervistën e fundit të Arben Ahmetajt, ku sipas tij dolën në pah “12 miliardë euro të vjedhura dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.”

I pyetur nëse protesta e 24 janarit mund të marrë përmasa të ngjashme me ngjarjen tragjike të 21 janarit, Berisha tha se ai nuk e kërkon pushtetin me dhunë dhe hodhi gjithë përgjegjësinë e asaj dite mbi Edi Ramën. “21 janari është vepër e burracakut dhe frikacakut Edi Rama. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka provuar këtë që në vitin 1990. Edi Rama është i pashpresë, dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të,” përfundoi ai.

Berisha: Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t’i ngjajë 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

berisha 21 janari proteste

Lini një Përgjigje