TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2026, 17:38

“As bora, as shiu nuk e pengon këtë vullkan”, Salianji nga Korça: Do të sjellim bashkë rotacionin

Shkruar nga Pamfleti
“As bora, as shiu nuk e pengon këtë vullkan”, Salianji nga
Ervin Salianji në Korçë

Salianji tha se shpresa për PD dhe opozitën është plot.

Demokrati Ervin Salianji është pritur me brohorima e mbështetje në takimin e tij në Korçë.

Duke falënderuar qytetarët për këtë mbështetje, Salianji tha se shpresa për PD dhe opozitën është plot.

Ai e nisi fjalimin optimist, duke u shprehur se 'as bora, as shiu nuk e pengon këtë vullkan'.

“Mirëmbrëma Korça e zemrës time, qyteti i demokratëve dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme dhe ngroh shpirtin e çdo demokrati në Shqipëri dhe tregon se demokratët janë në këmbë. Shpresa për PD dhe opozitën dhe në këtë natë të ftohtë janari është plotë. Vendosëm që këtë takim të parë nga 2026 ta nisim nga qyteti i Korçës, me ogur të mbarë dhe me ndryshim dhe mesa duket Korça po e tregon veten”, tha Salianji mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai u shpreh se kishte marrë mesazhe të shumta, me mbështetje apo me këshillime, por shtoi se nuk do e ndalte misionin dhe rrugën e tij drejt qëllimit për ta bërë PD fituese dhe për ta reformuar.

“Kam marrë mijëra mesazhe inkurajimi nga qytetarë, drejtues të PD dhe përfaqësues të ndryshëm. Nuk kam pasur dhe nuk kam plan për të ndaluar, do vazhdoj drrugën për ringritjen e PD dhe reformimin e saj”, tha Salianji.

Më tej Salianji u shpreh se pjesëmarrja e madhe në sallë dhe mbështetja i japin frymë dhe energji për të realizuar rrotacionin politik dhe për të sjellë PD në pushtet.

“Kjo pjesëmarrje na jep më shumë energji, më shumë forcë për të ecur para, na jep frym për të vazhduar para dhe të sjellim atë që shqiptarët duan, të sjellim rrotacionin dhe ta bëjmë PD fituese, fituese, fituese”, vijoi ish-deputeti demokrat.



 

 

 

 

 

 

 

ervin salianji në korçë

1 Komente

  1. D
    Demokrati Laçjani

    Me horrat e Sali Protopapa harrojeni se vijme ne pushtet Slinjan mos ndal misionin e nisur referim dhe fitore te sigurt para para

    Lini një Përgjigje