Që nga janari, pensionistët kanë nisur të përfitojnë rritjen e pensioneve të parashikuar nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama, në podcast-in “Flasim”, sqaroi skemën e mbështetjes financiare për pensionistët. Ai deklaroi se rritja ka hyrë në fuqi nga janari 2026 dhe se skema parashikon rritje progresive çdo vit.
Sipas Ramës, shtesa e janarit do të dyfishohet çdo vit. Në janarin pasardhës pensionistët do të përfitojnë dyfishin e rritjes aktuale, më pas trefishin, katërfishin dhe pesëfishin e saj. Skema parashikon që ky progresion të ndalet në vitin 2030.
“Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti”, tha Rama.
U kepute me pensionet ti. Mos u sforco kaq shume se nuk kemi ku i shpenzojme gjithe keto shtesa. Ke 13 vjet ne pushtet qe mbreteron dhe si per cdo gje tjeter dhe per pensionet ke bere nje vrime ne uje. Po nuk pate interes personal perfitimi, ti nuk ben asgje.