TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2026, 11:40

“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”, Braçe publikon pamjet: E pakthyeshme, duhej menduar kur ndërtohej

Shkruar nga Pamfleti
“Gjithnjë e më e rrallë të shohësh malin”,
Mali i Dajtit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndarë një postim në rrjetet sociale me pamje të Tiranës.

Ai e ka drejtuar kamerën nga Mali i Dajtit i mbuluar nga dëbora, pamja e të cilit më pas ndërpritet nga një prej ndërtesave të larta të kryeqytetit.

Në shkrimin që shoqëron videot, Braçe shkruan se po bëhet gjithnjë e më rrallë që të shijosh këto pamje, pasi është e mundur ta shohësh vetëm nga tarracat e pallateve. 

“Tirana e madhe,

Në një qytet me malin pranë, unë dua të shoh malin, veçanërisht në rastin e rrallë me dëborë;

Ashtu siç në një qytet me det, unë dua të shoh detin, veçanërisht kur vjen me tërsëllëmë të pastrojë brigjet;

Në Tiranë ka gjithnjë e më pak kënde të shohësh malin dhe bukurinë e tij, veç nga tarracat e pallateve;

Është e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndërtohej!

Shihe sa bukur është!”, përmbyllet postimi.

brace pamje

2 Komente

  1. Z
    Zoto Kanina

    Prit prit kur te behen garlliqet e tjera, mount tirana, gate of bazaar e ku di gj un ca klitoresh pastrojne uzurpatoret e ndertimeve.

    1. B
      Bracja

      A thua se nuk voton ne kor me pjesen tjeter te PS ky felliqesira.

      Lini një Përgjigje