TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 09:32

Deputeti: Qeveria e zhytur në skandale, duam zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti: Qeveria e zhytur në skandale, duam zgjedhje të parakohshme
Deputeti Redi Muçi

Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi thotë se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe jo një qeveri teknike.

Sipas tij, qeveria Rama është e zhytur në skandale, teksa SPAK po i troket në derë.

“Është e vërtetë që Edi Rama mori 83 mandate më 11 maj, por që nga 11 maji kemi skandale të shumta. Është përfshirë zv.kryeministrja, të cilën SPAK kërkon që t’i hiqet imuniteti. Mbrojtja që i ka bërë kryeministri, nuk bazohet në asnjë argument. Padyshim. Rama ka deklaruar që deri më datë 22, nuk do gjykohet fare, nuk do shkojë as në Këshillin e Mandateve. Skandali me AKSHI, zyra e Agasit, ishte paradhoma e Edi Ramës, i cili firmos për ndërtimin e kullave dhe resorteve në vend. Legjitimiteti është vënë në pikëpyetje.

Çdo faktor opozitar do duhej të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike lihej nga vetëdija e Sali Berishës, që nuk ka për t’i fituar zgjedhjet ndaj Edi Ramës. Ai është komod në pozitën e opozitarit të parë në vend. Sali Berisha është i hetuar, edhe Edi Ramës po i troket në derë SPAK. Qëllimi i tyre përmes reformës zgjedhore, është ta bëjë më të vështirë përfaqësimin nga partitë e vogla. Qeveria teknike e shtyn më tej bashkëqeverisjen mes Edi Ramës dhe qeverisë teknike. Asgjë nuk zgjidh qeveria teknike. Ne nuk do bashkohemi kurrë me sistemin e vjetër, PS-PD. Arsyeja që ne e kemi përmendur, nuk mund të bashkëpunojmë me njerëz që i kanë bërë keq vendit kur ishin në pushtet dhe me njerëz që po i bëjnë keq vendit tani në pushtet. Nuk kemi ndërmend të bashkëpunojmë, humbasim çdo legjitimitet që kemi fituar.”, nënvizoi Muçi për Report TV.

qeveria e zhytur në skandale zgjedhje të parakohshme

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ju sapo i bete zgjedhjet e keni 4 here qe u hedh populli mut surratit, c'doni me o lango?

    Lini një Përgjigje