TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2026, 12:24

U zgjodh Avokat i Popullit, PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese Endri Shabanin

Shkruar nga Pamfleti
U zgjodh Avokat i Popullit, PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese
Endri Shabani

Parti Demokratike ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

PD pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit.

Ajo kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, PD kërkon pezullim të ushtrimit të detyrës nga Endri Shabani deri sa Gjykata Kushtetuese të shprehet.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend, në një seancë plenare që u bojkotua nga opozita.

Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor të vitit të shkuar, me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike, edhe pse 35 prej tyre i dhanë firmat që të ishte kandidat, e braktisën votimin që në fillim.

Ai u betua me 18 dhjetor në një seancë të tensionuar në Kuvend.

Teksa deputetët e opozitës kishin zënë një pjesë të ulëseve të ministrave, Shabani bëri betimin nga krahu tjetër, ndërsa pasi tha “Betohem”, i dhuroi edhe një puthje dhe u largua nga salla me shpejtësi.

Opozita, e cila në fakt kishte dhënë firmat për kandidaturën e Shabanit për këtë post, pretendoi se firmat ishin vetëm për paraqitjen e kandidaturës në Komision, jo për ta futur për votim në Parlament.

Edhe pse i tërhoqi format, PS e kaloi kandidaturën e Shabanit në seancë dhe e votoi.

Lini një Përgjigje