TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2026, 10:05

“OSBE/ODIHR evidentoi parregullsi”, Gjekmarkaj nga Vjena: Shqetësues afrimi i partisë me shtetin

Shkruar nga Pamfleti

“OSBE/ODIHR evidentoi parregullsi”, Gjekmarkaj nga Vjena:

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Parlamentin e Austrisë, zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri–Shqipëri, Michael Hammer, si dhe me deputetë të tjerë austriakë.

Gjatë takimit, Gjekmarkaj falënderoi deputetët austriakë për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në proceset demokratike dhe integrimin europian.

Ai theksoi se “integrimi europian duhet të mbetet një proces i bazuar mbi meritën, standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës, e jo thjesht mbi konsiderata gjeopolitike”.

Nënkryetari i Parlamentit ngriti gjithashtu shqetësimet lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe problematikat e evidentuara në raportin e OSBE/ODIHR-it, duke theksuar nevojën për më shumë hapësira demokratike për opozitën në jetën institucionale shqiptare.

Sipas tij, shqetësues mbetet edhe “fenomeni i rrezikshëm i unifikimit të partisë me shtetin”.

Në përfundim të takimit, Gjekmarkaj përcolli edhe përshëndetjet e liderit të opozitës, Sali Berisha.

nënkryetari i parlamentit agron gjekmarkaj

Lini një Përgjigje