
Ish-Presidenti Ilir Meta deklaroi se është i pafajshëm dhe sfidoi akuzat ndaj tij. Në një intervistë nga qelia, Meta tha se ndaj tij nuk ekziston asnjë provë konkrete apo episod penal që ta implikojë.
“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse ndan të njëjtin qëndrim edhe për bashkëpunëtorët e tij, kreu i Partisë së Lirisë theksoi se përgjegjësia penale është personale dhe individuale.
“Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”, tha ai për "A2 CNN".
Lini një Përgjigje