
Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara, senatorja Jeanne Shaheen i dha një porosi për kryeministrin Edi Rama, të propozuarit për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë, Eric Wendt.
Me nota ironike, senatorja Shaheen porositi Wendt që si një burrë i gjatë që është, të shikohet sy më sy me Kryeministrin Rama dhe të bëhet pjesë e “Klubit të Burrave të Gjatë” në Shqipëri.
Në përgjigje të kësaj i nominuari për ambasador në Shqipëri deklaroi se nëse konfirmohet si ambasador në Tiranë do t’i ketë parasysh këto sugjerime.
Pjesë nga pyetje-përgjigjet në Komision:
Senatorja Jeanne Shaheen: Gjeneral Went. Siç e thashë, jam një mbështetës i madh i partneritetit që Shtetet e Bashkuara kanë pasur me Shqipërinë. Kryeministri Rama më duket një figurë shumë interesante. Dhe një nga gjërat që më inkurajon është se, si një burrë i gjatë edhe ju vetë, do të jeni sy më sy me Kryeministrin Rama. Kryeministri Rama ka atë që ai e quan “Klubi i Burrave të Gjatë”. Kështu që më vjen mirë që do të mund t’i bashkoheni atij në këtë grup dhe mendoj se duhet ta ndani këtë me të nëse konfirmoheni dhe merrni detyrën në terren.
Eric Wendt: Faleminderit, senatore, për këtë pyetje shumë të rëndësishme. Dhe para se të hyj në thelb, nëse konfirmohem, do ta kem parasysh të diskutoj për “Klubin e Burrave të Gjatë” në Shqipëri.
Lini një Përgjigje