Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar pas dëgjesës publike të zhvilluar ditën e djeshme në Durrës për reformën administrativo-territoriale. Ai e ka cilësuar situatën si dëshmi të dështimit të modelit aktual të organizimit vendor.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi theksoi se Durrësi ka humbur rreth 35 mijë banorë gjatë 12 viteve të fundit, ndërsa sipas tij largimi nuk ka ndodhur drejt qyteteve të tjera shqiptare, por jashtë vendit.
“35 mijë banorë më pak në 12 vjet. Nuk shkuan në Tiranë, nuk shkuan në Shkodër. Ikën nga Shqipëria”, shkruan Boçi.
Ai komentoi edhe mënyrën e menaxhimit të buxheteve vendore, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e fondeve të bashkisë shkon për mbetjet urbane, pa investime në riciklim apo seleksionim.
“30% e buxhetit të bashkisë shkon vetëm për mbetje, pa asnjë riciklim, pa asnjë seleksionim”, u shpreh ai.
Sipas Boçit, madhësia e bashkisë nuk garanton automatikisht shërbime më cilësore për qytetarët, ndërsa solli në vëmendje shembullin e Shijakut, që sipas tij ofron më shumë eficiencë në raport me Durrësin.
Në reagimin e tij, Boçi iu referua edhe modeleve europiane të organizimit vendor, duke argumentuar se vendet europiane funksionojnë me njësi më të vogla administrative dhe me shërbime më pranë qytetarëve.
“Bashkia e madhe nuk është zgjidhja. Zgjidhja është bashkia e afërt, me kompetenca reale dhe autonomi financiare”, deklaroi Boçi.
Ai bëri thirrje që reforma territoriale të fokusohet te afrimi i shërbimeve me qytetarët dhe jo te centralizimi i tyre.
Boci tororoci, populli nuk ka pune qe te beje jetesen e do gjeje nje zgjidhje e nuk do ngordhe ne meshiren tuaj o zgjebarake politiqene te pashpirt. Me thuaj nje politiqen qe nuk ka shtepi e biznes. Vetm kostumet e oret e dores qe kini ju politiqenet nuk i ka kush nga parlamentaret jashte Shqiperise. Dikur edhe puntori qe dinte ta mbante vehten bente veshje kostum e kepuce me porosi o ish zaberhane kooperativash bujqesore e maloke koke me nyje. Pyet o balash ne se jane apo nuk jane te verteta ate qe thashe me siper.